Misteri/ Gjendet i vdekur në shinat e trenit i besuari i Totò Riina-s

Misteri/ Gjendet i vdekur në shinat e trenit i besuari i Totò Riina-s

10:14, 29/11/2021

Autoritetet në Itali kanë nisur hetimet për të zbuluar të vërtetën rreth vdekjes së 80 vjeçarit Salvatore Di Gangi, 80 vjeç, i konsideruar si një nga besnikët e kryemafiozit Totò Riina-s.

Trupi i tij u gjet mes dy binarëve të tunelit hekurudhor midis stacioneve Genova Principe dhe Genova Brignole. Nuk përjashtohet fakti që burri ka qenë duke ecur brenda tunelit në gjendje konfuze dhe është goditur nga një tren.

Aktualisht hetimet për vdekjen e Di Gangit, janë duke u zhvilluar nga prokuroria e Genovas. Për policia përjashton se mund të ketë qenë një vrasje dhe është e prirur drejt një aksidenti.

Burri, i cili ndodhej në paraburgim në Asti për pjesëmarrje në organizatë mafioze, ishte liruar nga burgu për arsye shëndetësore dhe ishte në tranzit në Xhenova.

Ai dyshohet të ketë zbritur nga një tren në kryeqendrën e Ligurias, dhe më pas ka ecur përgjatë shinave ku u gjet. Ai kishte një biletë treni në xhep për një qytet të vogël në jug.

Emri i Di Gangit, një bos mafioz historik  u rishfaq në tetor në hetimin e resortit Torre Macauda, ​​një hotel luksoz në Sciacca, protagonist i disa hetimeve mafioze dhe që besohet se është në pronësi të kumbarit korleonez Toto Riina.

Sipas prokurorëve të Palermos, Di Gangi mund të ketë qenë një nga pronarët e vërtetë të strukturës dhe për këtë së fundmi prokurori kishte kryer një kontroll në qelinë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco