Edhe Japonia ua ndalon hyrjen të gjithë shtetasve të huaj, shkak të variantit të ri të koronavirusit

Edhe Japonia ua ndalon hyrjen të gjithë shtetasve të huaj, shkak të variantit të ri të koronavirusit

10:09, 29/11/2021

Japonia njoftoi se do të pezullojë hyrjen e të gjithë vizitorëve të huaj, duke iu bashkuar një numri në rritje të vendeve që po shtrëngojnë masat në kufijtë e tyre, teksa rastet e një varianti të ri të koronavirusit konfirmohen në të gjithë botën,

Japonia, e cila ende nuk ka indentifikuar ndonjë rast të variantit Omicron, rivendosi kontrollet kufitare që i lehtësoi në fillim të këtij muaji për vizitorët e biznesit afatshkurtër, studentët e huaj dhe punëtorët, raporton AP.

“Ne po marrim hapin si një masë paraprake emergjente për të parandaluar një skenar të rastit më të keq në Japoni”, tha kryeministri Fumio Kishida.

Pavarësisht shqetësimit global, shkencëtarët paralajmëruan se është ende e paqartë nëse Omicron është më i rrezikshëm se versionet e tjera të virusit COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco