Ja si kjo BMW futet brenda kësaj shtëpie, lëndohet rëndë e moshuara

Ja si kjo BMW futet brenda kësaj shtëpie, lëndohet rëndë e moshuara

21:38, 28/11/2021

Një grua 92-vjeçare ndodhet në spital me lëndime të rënda pasi një BMW hyri në shtëpinë e saj.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë makinën e zezë brenda shtëpisë njëkatëshe të saj, shkruan Manchestereveningnews

Mësohet se BMW-ja u përplas me parmakët jashtë shtëpisë së pensionistes në Bolton herët të dielën në mëngjes.

Policia konfirmoi se ajo ishte brenda në atë kohë dhe pësoi ‘lëndime të rënda në këmbë’.

“Ajo u dërgua në spital ku mbetet në një gjendje të rëndë”, tha një zëdhënës i policisë së Mançesterit.

Kurse një burrë është arrestuar si i dyshuar dhe po merret në pyetje nën dyshimin për kundërvajtje dhe sulm.

“Një 39-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se ka shkaktuar lëndime të rënda nga drejtimi i rrezikshëm dhe sulmi. Ai gjithashtu mori trajtim spitalor për një lëndim në kokë.”

Përplasja ndodhi afër një mini-rrethrrotullimi në kryqëzimin e Chew Moor Lane me Bolton Road në Westhoughton, Bolton, në orën 5:15 të mëngjesit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco