Shi, borë dhe viktima, stuhia ‘Arwen’ sjell shkatërrim në Britaninë e Madhe

Shi, borë dhe viktima, stuhia ‘Arwen’ sjell shkatërrim në Britaninë e Madhe

10:21, 28/11/2021

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën deri tani si pasojë e stuhisë ‘Arwen’ që solli reshjet shiu e bore, erë të fortë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të energjisë në shumë zona të Britanisë së Madhe.

Policia njofton se fatalitetet u regjistruan në Lancaster, Irlandën e Veriut dhe Aberdeenshire të Skocisë si pasojë e rrëzimit të pemëve nga era që arriti deri në 100 km në orë.

Më shumë se 130 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë u bllokuan dhjetëra akse rrugore si dhe u ndërpre shërbimi hekurudhor për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Autoritetet iu bënë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në rrugë deri në një përmirësim të situatës meteorologjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco