Britania e Madhe mund të mbetet pa pije alkoolike

Britania e Madhe mund të mbetet pa pije alkoolike

15:06, 27/11/2021

Dyqanet në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë mungesë të verës dhe pijeve alkoolike përpara Krishtlindjes, sepse nuk ka shoferë të mjaftueshëm për të kryer dërgesat.

Paralajmërimi u bë në një letër dërguar nga Shoqata e Tregtisë së Verës në Mbretërinë e Bashkuar (WTSA) Sekretarit të Transportit në Mbretërinë e Bashkuar, Grant Shapps, javën e kaluar. U nënshkrua nga 48 anëtarë të shoqatës së industrisë, duke përfshirë prodhuesit e shampanjës dhe konjakut Moet Hennessy, dhe Laurent-Perrier.

“Kjo është një çështje urgjente për bizneset tona dhe është e domosdoshme që qeveria të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të ndihmuar në zbutjen e ndikimit të krizës së mungesës së shoferëve përpara periudhës së Krishtlindjes”, thuhej në letër.

Ai i kërkoi qeverisë të zgjasë me një vit një program të përkohshëm të vizave që lejon shoferët nga jashtë të përballojnë mangësitë për një afat më të gjatë. Programi tre mujor është caktuar të përfundojë më 28 shkurt të vitit të ardhshëm.

“Ne po shohim tashmë vonesa të mëdha në kohën e dorëzimit të verës dhe pijeve alkoolike, gjë që po rrit kostot dhe po kufizon gamën e produkteve të disponueshme për konsumatorët në Mbretërinë e Bashkuar,” tha shefi ekzekutiv i WSTA, Miles Beale në një deklaratë.

Në vitin 2019, 54% e të rriturve në Angli raportuan se pinin alkool të paktën një herë në javë, sipas një studimi nga parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco