Një rast i dyshuar me variantin Omicron në Gjermani

Një rast i dyshuar me variantin Omicron në Gjermani

12:07, 27/11/2021

Një ministër gjerman ka paralajmëruar se varianti Omicron "ka shumë të ngjarë të ketë mbërritur tashmë" në Gjermani, pasi mutacionet tipike të variantit u zbuluan në një udhëtar që kthehej nga Afrika e Jugut.

“Mbrëmë disa mutacione tipike të Omicron u gjetën në një udhëtar që kthehej nga Afrika e Jugut”, shkroi në Tëitter Kai Klose, ministri i shtetit për çështjet sociale dhe integrimin.

Ai tha se autoritetet shëndetësore kanë "nivel të lartë dyshimi" se personi ka kontraktuar llojin e ri. Udhëtari është izoluar në shtëpi.

 

Nëse konfirmohet, do të ishte rasti i parë i variantit Omicron në Gjermani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco