Zbulohen detaje nga ceremonia e largimit nga skena politike e Merkel

Zbulohen detaje nga ceremonia e largimit nga skena politike e Merkel

10:55, 27/11/2021

Tashmë gjithçka është e organizuar për ceremoninë e lamtumirës nga skena e politikës të kancelares aktuale gjermane, Angela Merkel.

Ceremonia do të zhvillohet të enjten më 2 dhjetor në në oborrin e  Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin, ku do të dëgjohen tingujt e këngëve të këngëtares dhe aktores gjermane të viteve ’50, 'perëndeshës së muzikës rock punk', siç e quajnë gjermanët, Hildegard Knef.

Kjo është bërë e ditur nga gazeta gjermane Spiegel i cili citon burime nga komiteti organizativ i ceremonisë.

Në ngjarje janë të ftuar rreth 200 persona, përfshirë dhe kancelarin aktual Olaf Scholz i cili do të mbajë një fjalim të shkurtër.

Sipas traditës gjermane, kur largohen nga politika, politikanët mund të porosisin muzikë sipas dëshirës së tyre në orkestrën e Bundeswehr-it.

Pra, përveç këngëve të Hagen dhe Kneff, orkestra e Bundeswehr-it do të interpretojë dhe himnin e krishterë  ‘O Zot i Shenjtë, Ne Lavdërojmë Emrin Tënd’ shkruar në 1771 nga priftik katolik gjerman Ignaz Franz.

 Para Merkelit dhe Schroeder zgjodhi vetë muzikën në ceremoninë e zhvilluar kur ai u largua nga politika. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco