Ndërroi autobusin/ Zbulohet fatlumi që i shpëtoi tragjedisë pasi...

Ndërroi autobusin/ Zbulohet fatlumi që i shpëtoi tragjedisë pasi...

09:46, 26/11/2021

Në momentin e fundit, një shqiptar i Maqedonisë së Veriut vendosi që të mos hipte në autobusin-arkivol të Besa Trans.

Enesi është personi më fatlum në këtë histori.

Për mediat bullgare, shqiptari tregoi se kishte vendosur të udhëtonte me një kompani në minutat e fundit.

Ai udhëton shpesh drejt Stambollit me kompaninë Besa Trans. Por këtë herë vendosi të ndryshojë.

Megjithatë të afërmit e tij nuk e dinin këtë gjë dhe për dy ditë po e kërkonin, duke menduar se ka vdekur.

“Po mendoja të shkoja në Stamboll për dy ose tre ditë, por ndryshova mendje në momentet e fundit dhe udhëtova me një kompani tjetër. Nuk kisha kontakt, as internet,” tha Enes, duke shtuar se familja ishte alarmuar.

“Ishte e shkruar nga Zoti. Nuk e di nëse ai më dëgjon tani, por u dërgoj ngushëllimet e mia familjarëve të viktimave. E di që për ta është shumë e vështirë,” tha ai.

Ndërkohë hetimi për aksidentin vazhdon.

Viktimat nuk janë identifikuar akoma për shkak se janë djegur në një masë të madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco