Ja si vajza 3 vjeçe demaskon babain që tha se gruaja vrau veten

Ja si vajza 3 vjeçe demaskon babain që tha se gruaja vrau veten

20:12, 25/11/2021

Një burrë nga Texas që pretendoi se gruaja e tij kishte vrarë veten kur po ziheshin u zbulua si vrasësi i saj i dyshuar – kur e bija e tyre i tha policisë: “Babai qëlloi mamin”.

I dyshuari akuzohet se të hënën ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gruas së tij brenda apartamentit të tyre në Houston të Texas në SHBA.

Dy fëmijët e vegjël të tyre ishin brenda shtëpisë kur prindërit po ziheshin brenda apartamentit ka njoftuar zyra e sherifit të qarkut Harris.

Burri kishte pasur dy versione të ndryshme të rastit por oficerët e policisë kishin pyetur edhe vajzën e tyre që kishte treguar se “babi qëlloi mamin” duke bërë edhe me dorë gjestin e të shtënit thanë prokurorët në gjyq.

Ai është arrestuar dhe akuzohet për vrasje, ndërsa të dy fëmijët e tij dhe viktimës, vajza 3 vjeç dhe djali 20 muajsh janë në kujdestarinë e familjarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco