Kush është Presidenti i ri i Interpolit që akuzohet për tortura dhe shkelje të të Drejtave të Njeriut?!

Kush është Presidenti i ri i Interpolit që akuzohet për tortura dhe shkelje të të Drejtave të Njeriut?!

12:18, 25/11/2021

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it ka zgjedhur Ahmed Nasser Al Raisi nga Emiratet e Bashkuara Arabe si Presidentin e ri të Organizatës.

Faqja e INTERPOL -it në tiwtter shkroi: “Zoti Ahmed Nasser AL RAISI i Emirateve të Bashkuara Arabe është zgjedhur në postin e Presidentit (mandati 4-vjeçar),” .

Por kush është Ahmed Nasser Al Raisi Presidenti i ri i INTERPOL-it që akuzohet për tortura dhe shkelje të drejtave të njeriut?

Politikanë, organizatat e të drejtave të njeriut ishin të shqetësuara që kur Al Raisi kandidoi për për presidencën e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (Interpol).

Një javë më parë tre politkanë gjermanë publikuan një deklaratë të përbashkët duke theksuar frikën e tyre për pasoja të rënda për kulturën ligjore të Interpolit nëse Al Raisi zgjidhej si President i INTERPOL-it.

“Duke pasur parasysh të dhënat shkatërruese të të drejtave të njeriut në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), emërimi i zotit Al-Raisi si president do të ishte në kundërshtim të hapur me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe misionin e organizatës”,u shprehën politkanët gjerman.

Deputetët gjermanë e akuzojnë majorin se është "përfshirë drejtpërdrejt në shkeljet e të drejtave të njeriut në një sërë rastesh të profilit të lartë".

Ata e shohin gjithashtu majorin, i cili u emërua drejtor i përgjithshëm i Emirateve për "operacionet qendrore" në 2005 dhe inspektor i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme në 2015, si një përfaqësues aktiv i një sistemi autoritar.

“Si përfaqësues i shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, zoti Al-Raisi është pjesë e një aparati sigurie që synon sistematikisht disidentët paqësorë”, shkruajtën tre deputetët.

Deklarata e tyre theksonte më tej se të drejtat civile dhe politike janë të kufizuara rreptësisht në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se disidentët,  gazetarët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut janë subjekt i hakmarrjeve të ashpra, duke përfshirë zhdukjet me forcë, torturat dhe ndalimet arbitrare sipas ligjeve drakoniane kundër terrorizmit.

Por këta tre politikanë gjermanë nuk janë të vetmit që shprehin shqetësimet e tyre.

Në fund të tetorit, Human Rights Watch së bashku me 18 grupe të tjera të të drejtave të njeriut – kishin shprehur tashmë shqetësimet për kandidaturën e Al-Raisi.

 Në Francë, 35 anëtarë të parlamentit francez i bënë thirrje presidentit Emmanuel Macron që të kundërshtonte kandidaturën e Al-Raisi.

Organizatë joqeveritare për të Drejtat e Njeriut (GCHR) akuzon  Al Raisi si pjesmarrës në "aktet e torturave dhe barbarisë" kundër Ahmed Mansour të opozitës, i cili është ndaluar në viti 2017 që nga ajo kohë dhe deri tani ndodhet në një qeli  katër-metra katrore “pa dyshek e as mbrojtje nga i ftohti”, as “akses tek mjeku, kanalizime, ujë dhe ambiente sanitare”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco