Dënohet me vdekje një person që kontrabandoi ‘Squid Game’ në Korenë e Veriut

Dënohet me vdekje një person që kontrabandoi ‘Squid Game’ në Korenë e Veriut

11:03, 25/11/2021

Koreja e Veriut ka dënuar me vdekje një qytetar, që ka importuar në mënyrë ilegale kopje të serialit të famshëm “Squid Game”, ndërsa ka dënuar me 5 vite punë të rëndë 6 të tjerë.

Personi besohet se i ka shpërndarë USB me kopje të serive një studenti, të cilat më pas janë shpërndarë në një grup shoqëror.

Transmetimi i këtyre kopjeve u kap nga një task forcë qeveritare e specializuar në këtë fushë dhe që ndalon prodhime nga shoqëri kapitaliste, mes tyre edhe Koreja e Jugut.

Krijuar nga Hwang Dong-hyuk, “Squid Game” është një serial koreano-jugor që ndjek një grup garuesish të varfër, që pranojnë të marrin pjesë në një lojë misterioze mbijetese.

Fituesi i lojës merr një çmim të madh prej afro 40 milionë dollarë.

Loja përfshin qindra garues që luajnë lojëra tradicionale për fëmijë, me kthesa vdekjeprurëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco