Operohet Joe Biden, Shtëpia e Bardhë: Polipi që hoqi ishte beninj

Operohet Joe Biden, Shtëpia e Bardhë: Polipi që hoqi ishte beninj

07:28, 25/11/2021

'Polipi që u hoq nga zorra e presidentit amerikan Joe Biden gjatë një kolonoskopie javën e kaluar është "beninj", zhvillohet "ngadalë" dhe "konsiderohet prekancerozë", pa kërkuar asnjë veprim të mëtejshëm' është shprehur mjeku i Shtëpisë së Bardhë në një letër e publikuar dje, të mërkurën, pas mostrës së biopsisë.

Ai shtoi se monitorimi i gjendjes së Biden ishte i rekomanduar dhe se presidenti duhet t'i nënshtrohet një kolonoskopie të re gjatë shtatë deri në dhjetë vitet e ardhshme.

Përveç kolonoskopisë, zoti Biden iu nënshtrua ekzaminimeve të përgjithshme dhe Dr. Conor siguroi se presidenti, 79 vjeç, është "i shëndetshëm" dhe plotësisht i aftë për të kryer detyrat e tij. 

Të premten, kreu i shtetit ia dorëzoi përkohësisht pushtetin Zëvendës Presidentes Kamala Harris ndërsa ai ishte nën vëzhgim. 

Zonja Harris u bë kështu gruaja e parë që mbajti presidencën e Shteteve të Bashkuara, qoftë edhe për një kohë të shkurtër.

Zoti Biden është presidenti më i vjetër në historinë e vendit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco