Pse Merkel refuzoi t’ia shtrëngonte dorën Von der Leyen

Pse Merkel refuzoi t’ia shtrëngonte dorën Von der Leyen

18:22, 24/10/2021

Presidentja e Parlamentit Evropian Ursula Von der Leyen ka mirëpritur ish-kancelaren gjermane Angela Merkel në Samitin e BE-së në Bruksel.

Gjatë takimit mes Von der Leyen dhe Merkel ka ndodhur një skenë disi qesharake që është fokusuar nga kamerat dhe është bërë virale. Shhkak është bërë përshëndetja mes tyre.

Von der Leyen ka zgjatur dorën për të përshëndetur Merkelin dhe kjo e fundit e ka refuzuar atë. Kujtojmë se në kuadër të rregullave antiCovid,edhe përshëndetjet kanë ndryshuar. Nuk lejohen takimet me duar, por pandemia sugjeroi atë me bërryla ose grushte.

Në vend që të kthente shtrëngimin e duarve të koleges së saj, ajo u përkul për një kohë të shkurtër, mori një moment për t’u mbledhur dhe më në fund iu kujtua përshëndetja me grusht.

Merkel ka preferuar t’i përmbahet rregullave të pandemisë, duke refuzuar shtrëngimin e duarve me presidenten e KE-së e cila iu afrua me një buzëqeshje në shenjë urimi.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco