Shpërthim në një fabrikë në Rusi, të paktën 15 të vdekur

Shpërthim në një fabrikë në Rusi, të paktën 15 të vdekur

12:12, 22/10/2021

Gjashtëmbëdhjetë persona u vranë pas një shpërthimi në një fabrikë baruti dhe kimikatesh në provincën perëndimore të Rusisë, Ryazan.

Ministria e Emergjencave konfirmoi 15 të vdekur në aksident, duke thënë se një person mbetët i zhdukur.

Aksidenti raportohet se ishte shkaktuar nga mosrespektimi i procesit të duhur teknik në objekt, raporton euronews.

Fotografitë nga faqja e publikuar nga ministria treguan zjarrfikësit që qëndronin pranë një ndërtese me tulla që dukej se ishte shkatërruar pjesërisht nga shpërthimi.

Autoritetet policore dhe prokuroria ruse ka nis hetimet rreth ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco