Kreu i bandës në Haiti kërcënon se do t’i vrasë 17 amerikanët e rrëmbyer

Kreu i bandës në Haiti kërcënon se do t’i vrasë 17 amerikanët e rrëmbyer

09:46, 22/10/2021

Port-au-Prince, Haiti - Kreu i bandës që rrëmbeu 17 anëtarë të një grupi misionar të krishterë me bazë në Ohajo, kërcënoi se do t'i vriste nëse kërkesat e tij nuk plotësoheshin, sipas një videoje që qarkulloi në internet të enjten, ndërkohë që shefi i Policisë në këtë vend të rrethuar nga Karaibet dha dorëheqjen.

Ëilson Joseph, kreu i “400 Maëozo” - një bandë rrugësh e njohur për rrëmbimet masive e të dhunshme, nuk tha se cilat ishin kërkesat e tij ose nuk dha një afat në videon që qarkulloi në mediat sociale.

Liszt Quitel, Ministri i drejtësisë i Haitit, i tha Ëashington Post këtë javë se banda kërkonte një shpërblim prej 1 milion dollarësh për person në këmbim të lirimit të tyre.

"Betohem se nëse nuk marr atë që kërkoj, preferoj t'i vras ​​këta amerikanë," thotë Joseph në video. "Do t'i fus një plumb në kokë, secilit prej tyre."

Ëashington Post nuk ishte menjëherë në gjendje të verifikonte vërtetësinë e videos. Analistët dhe mediat lokale thanë se ajo u regjistrua të mërkurën në një funeral për anëtarët e vrarë të bandës.

Joseph, i veshur me një kryq të madh ari në një zinxhir, fajëson Shefin e Policisë Kombëtare Léon Charles për vdekjen e anëtarëve të bandës.

Samuel Madistin, një avokat dhe kryetar i bordit të drejtorëve të grupit të të drejtave të njeriut “Fondation Je Klere”, tha se policia i vrau anëtarët e bandës këtë muaj ndërsa ata iu përgjigjën një sulmi ndaj një biznesi që i përkiste një ish-deputeti të shquar.

"Unë lotoj ujë," thotë Jozefi në video. "Po ty do të bëj të lotosh gjak."

Charles dha dorëheqjen si Shef i Policisë Kombëtare të enjten, sipas mediave lokale. Kryeministri Ariel Henry emëroi Frantz Elbé, një zyrtar tjetër policie, për ta zëvendësuar.

Haiti po përballet me disa fatkeqësi: Vrasja ende e pazbardhur në korrik e presidentit Jovenel Moïse, një tërmet vdekjeprurës në gusht që la mijëra të pastrehë dhe një rritje e rrëmbimeve që ka vënë në shënjestër njerëz nga të gjitha sferat e jetës dhe ka nxitur një grevë të përgjithshme këtë javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco