Bill Clinton po rikuperohet në shtëpi duke e shijuar vjeshtën, ka një mesazh për të gjithë

Bill Clinton po rikuperohet në shtëpi duke e shijuar vjeshtën, ka një mesazh për të gjithë

19:27, 21/10/2021

Bill Clinton po rikuperohet pas qëndrimit të tij në spital.

Politikani, 75 vjeç, postoi një video në llogarinë e tij në Twitter të mërkurën, në të cilën ai tha se “ishte shumë i prekur për mbështetjen e madhe” që mori gjatë shtrimit në spital në Qendrën Mjekësore UCI, për një infeksion jo të lidhur me COVID.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në shtëpi”, tha ai në klipin e ndarë me 13 milionë ndjekësit e tij. 
“Unë jam duke u përmirësuar, duke shijuar këtë mot të bukur vjeshte.”

“Dua t’u kujtoj të gjithëve, merrni kohë ‘për të dëgjuar’ trupat tuaj dhe kujdesuni për veten”- vazhdoi Clinton.

“Ne të gjithë kemi punë për të bërë dhe secili prej nesh ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në jetë dhe në të ardhmen e afërt. Unë, për shembull, do të bëj çmos që të jem pranë jush për të vazhduar të bëj më të mirën që mundem.”

Ish-presidenti, i cili ishte në Kaliforni në Fondacionin Clinton Business, u shtrua në spitalin në Irvine javën e kaluar kur filloi të ndihej më i dobët, sipas një burimi të afërt me Clinton.

Ndërsa ishte atje, ai u diagnostikua me një infeksion urologjik që u shndërrua në një infeksion më të gjerë, shtoi burimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco