Ukraina në NATO, Austin: Askush s’mund ta pengojë, Rusia të mos ndërhyjë

Ukraina në NATO, Austin: Askush s’mund ta pengojë, Rusia të mos ndërhyjë

09:57, 20/10/2021

Asnjë vend në botë nuk mund të vendosë veton ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Kështu deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një vizite të zhvilluar ditën e martë në Kiev.

Në një konferencë për shtyp, Austin theksoi se është e drejtë legjitime e Ukrainës që të vendosë për të ardhmen e saj dhe për orientimin në politikën e jashtme.

“Dhe ne presim që vendi ta bëjë këtë pa ndërhyrje të jashtme”, deklaroi Austin.

Shefi i Pentagonit akuzoi më tej Rusinë si nismëtare të konfliktit në lindje të Ukrainës dhe shtoi se, pikërisht ajo është pengesa për zgjidhjen paqësore të problemit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco