ShBA-ja dënon me disa vjet burgim për vrasje gruan që abortoi pasi përdori drogë

ShBA-ja dënon me disa vjet burgim për vrasje gruan që abortoi pasi përdori drogë

09:28, 20/10/2021

Një grua në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara është dënuar me katër vite burgim nën akuzën për vrasje të shkallës së tretë, pasi pësoi abort që dyshohet se u shkaktua nga përdorimi i drogës. Dënimi i saj e nxiti reagimin e grupeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Gruaja e quajtur Brittney Poolaw u dënua me katër vite burgim në burgun shtetëror “Comanche County Courthous” këtë muaj për abortin që e pati vitin e kaluar. Avokati i saj javën e kaluar dorëzoi njoftim për ankesë.

Prokurorët pretenduan se 21-vjeçarja ishte duke e përdorur drogën metamfetaminë dhe se kjo substancë ishte një ndër faktorët që kontribuuan në abort. Autopsia e ka konfirmuar praninë e metamfetaminës në fetus, shkruan Independent.

Megjithatë, organizata “Mbrojtësit Kombëtarë për Gratë Shtatzëna” tha përmes një deklarate se nuk ka dëshmi që metamfetamina e përdorur nga e akuzuara e ka shkaktuar abortin. Në deklaratë thuhet se ligjet shtetërore për vrasje nuk vlejnë për gratë që pësojnë abort para javës së njëzetë të shtatzënisë.

Sipas të dhënave mjekësore, gruaja pësoi abort mes javëve 15 e 17 të shtatzënisë. Megjithatë, ajo tashmë ka kaluar 18 muaj në burg që nga arrestimi, pasi gjykata e caktoi shumën e 20.000 dollarëve si kusht për lirim me dorëzani. Ajo s’mund ta paguajë këtë sasi të hollash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco