Kryeministri spanjoll i shpall luftë prostitucionit

Kryeministri spanjoll i shpall luftë prostitucionit

13:33, 18/10/2021

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, është zotuar për ta bërë të jashtëligjshëm prostitucionin në Spanjë. Duke folur para mbështetësve të tij, në fund të Kongresit tre ditor të partisë në Velancia, Sanchez ka thënë se kjo praktikë “skllavëron” gratë.

Prostitucioni është de-kriminalizuar në Spanjë më 1995, deri më 2016, Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se prostitucioni dhe veprimtari të ngjashme në vend, kapin vlerën e 3.7 miliardë dollarëve.

Një analizë e vitit 2009 ka gjetur se një në tre burra spanjollë ka paguar për marrëdhënie seksuale.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se Spanja është qendra e tretë më e madhe e prostitucionit në botë, mbrapa Tajlandës dhe Puerto Rikos.

Prostitucioni nuk është i rregulluar në Spanjë dhe nuk ka dënime për ata që paguajnë për shërbime seksuale, për aq kohë sa diçka e tillë nuk ndodh në hapësira publike. Besohet se rreth 300.000 gra punojnë si prostituta në Spanjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco