Mbi 10 mijë italianë në shesh kundër vaksinimit të detyrueshëm

Mbi 10 mijë italianë në shesh kundër vaksinimit të detyrueshëm

12:58, 18/10/2021

Për të trembëdhjetën fundjavë, italianët dolën në sheshe kundër vaksinimit të detyrueshëm. Në Milano, manifestimi “No Green Pass”, zgjati plot pesë orë dhe në të morën pjesë mbi 10 mijë njerëz.

Kundërshtimi qytetar ndaj vaksinimit të detyrueshëm vijon edhe në qytetet e tjera të Italisë, në protesta jashtë atyre të përjavshmeve.

Në Napoli, dy ditë më parë u mbajt një protestë masive kundër ‘Green Pass’.

Ndër demonstruesit ishte edhe drejtori mjekësor i ASL Napoli 1 Carlo Arnese. “Njerëzit nuk e pranojnë atë- shpjegoi Dr. Arnese për gazetarët – është një shantazh i poshtër, një zhvatje. Unë nuk e quaj “leje kalimi” sepse nuk është gjë tjetër veçse një leje kalimi nazifashiste”.

Manifestimi mori formën e një procesioni, ndërsa protestuesit organizuan funeralin e Kushtetutës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco