EMRI/ Shqiptari 29-vjeçar gjendet i vdekur në Itali, dyshimet e para

EMRI/ Shqiptari 29-vjeçar gjendet i vdekur në Itali, dyshimet e para

11:41, 18/10/2021

Një shqiptar 29-vjeçar, i quajtur Besmir Shala, u gjet i vdekur në një rrethrrotullim në Piza të Italisë.

Ai po lëvizte me një skuter, kur mendohet se humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas.

Disa dëshmitarë thanë se e gjetën atë të shtrirë. Pasi vunë re se ai nuk po lëvizte, njoftuan policinë.

Autoritetet thonë se ka dyshime se atë e ka zënë gjumi ose mund të ketë pasur ndonjë problem shëndetësor.

29-vjeçari kishte qenë te e dashura e tij përpara se të merrte skuterin për t’u larguar.

Hetimet po vazhdojnë, ndërkohë që për ngarjen nuk ka dëshmitarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco