Incidente në disa komuna në ditën e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Incidente në disa komuna në ditën e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

14:35, 17/10/2021

SHKUP - Nga Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase u njoftua se deri më tani nuk ka pasur raportime serioze për prishje të rendit dhe qetësisë gjatë votimeve, bëri të ditur Alsat.

Zëdhënësi i ministrisë Toni Angellovski deklaroi se deri në ora 11 janë regjistruar dy raste në SPB-Shkup dhe nga një rast në SPB-Shtip, SPB-Kumanovë dhe SPB-Veles.

“Në Shkup u raportua se në vendvotimin 2600, një qytetarë ka hedhur fletët e votimit sepse nuk iu lejua ndihmë nga një person tjetër gjatë votimit. Po merren masa për zbardhjen e rastit”.

“Po në Shkup është raportuar se rreth orës 09.35 para hyrjes së vendvotimit 2842 dhe 2842/1 në rrugën “Borka Taleski” është vërejtur se nëntë automjete kishin një numër të kandidatit për kryetar komune, të ngjitur në dritare. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, pohuan nga MPB.

“Në orën 07.28 në Shtip u raportua se votimi në vendvotimin numër 852 në kinema Kultura në Koçani u ndërpre për shkak të një posteri të spikatur pranë vendvotimit”.

“Në orën 10.10 paradite në Stacionin Policor të Kratovës – Kumanovë, kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor nga Kratova raportoi se Kryetari i vendvotimit nr.0931 në Kratovë ishte informuar se kishte agjitacion në vendvotim”.

“Në orën 09.15 në Stacionin Policor Kavadarci – Veles u raportua se në vendvotimin nr.0720 në Rosoman, A.A ,61 vjeç nga Rosoman ushtroi të drejtën e votës, edhe pse e dinte që ishte pozitive për koronavirusin”, thanë nga ministria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco