Pamje tronditëse/ Tërmeti i fuqishëm godet Indonezinë

Pamje tronditëse/ Tërmeti i fuqishëm godet Indonezinë

09:40, 16/10/2021

Tre persona janë vrarë dhe shtatë janë plagosur sot nga një tërmet i fuqishën që tronditi ishullin turistik të Balit, sipas Agjencisë Indoneziane të Menaxhimit të Fatkeqësive.

Tërmeti me madhësi 4.8 i shkallës Rihter goditi me një thellësi relativisht të cekët prej 10 kilometra në verilindje të qytetit të Banjarit Wanasari.

Tërmetet me një thellësi të vogël fokale në përgjithësi shkaktojnë dëme më të rëndësishme sesa ato që ndodhin në një thellësi të madhe nga sipërfaqja.

Dy persona u vranë nga rrëshqitja e tokës e shkaktuar nga ky tërmet që 'varrosi' shtëpinë e tyre në rrethin e Bangladeshit. 

Një person tjetër u vra në portin e Karangassem, thanë autoritetet.

Sipas tyre, numri i të vdekurve nuk pritet të rritet.

'Tërmeti u ndje intensivisht për pesë sekonda," tha Abdul Mouhari, një zëdhënës i Agjencisë për Menaxhimin e Katastrofave.

"Njerëzit dolën nga shtëpitë e tyre në panik kur toka filloi të dridhej."

Indonezia goditet rregullisht nga tërmete ose shpërthime vullkanike për shkak të vendndodhjes së saj në "unazën e zjarrit" të Paqësorit, ku përplasen pllakat tektonike.

Në janar, rreth 100 njerëz u vranë në një tërmet me magnitudë 6.2 në ishullin Sulawesi, i cili shkatërroi disa ndërtesa në qytetin bregdetar të Mamuju.

Një tërmet me magnitudë 9.1 në brigjet e Sumatrës më 26 dhjetor 2004 shkaktoi një cunami masiv që vrau 220,000 njerëz në të gjithë rajonin, nga të cilët rreth 170,000 u vranë vetëm në Indonezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco