SHBA do të lirojnë ish- truprojen e Bin Ladenit dhe komandantin militant afgan

SHBA do të lirojnë ish- truprojen e Bin Ladenit dhe komandantin militant afgan

15:24, 15/10/2021

Dy burra, njëri jemenas që konsiderohet si truproja i Osama Bin Ladenit dhe një komandant afgan që luftoi së bashku me al-Kaedën, do të transferohen nga Guantanamo Bay për rehabilitim.

Sipas dokumenteve të publikuara, Bordi i Rishikimit Periodik Ndërinstitucional miratoi transferimin e Sanad Yislam al-Kazimi dhe Assadullah Haroon Gul, duke e çuar numrin e të ndaluarve në Guantanamo në 37.

Asnjëri prej tyre nuk ishte akuzuar ndonjëherë për krime.

Al-Kazimi, 51 vjeç, i cili u kap në Dubai në 2003, do të vendoset në Oman, fqinj me vendin e tij të Jemenin, raporton Dailymail, përcjellë Demokracia.

Jemeni konsiderohet shumë i paqëndrueshëm për të rehabilituar të burgosurit, ndërsa Omani tashmë pranoi 39 gjatë administratës së Obamës.

Martha Rayner, avokatja e al-Kazimi, tha se klienti i saj është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore dhe mezi pret të transferohet sa më shpejt të jetë e mundur. Al-Kazimi kishte kërkuar të transferohej në një vend që fliste arabisht, ku mund të ribashkohej me gruan e tij dhe “një ditë mund të shihte katër fëmijët dhe nipërit e tij”, sipas New York Times.

Ende nuk është e qartë se ku do të transferohet Gul, 40 vjeç. Ai u kap nga forcat afgane në vitin 2007 kur shërbeu si komandant islamik dhe luftoi së bashku me talebanët dhe al-Kaedën kundër forcave të mbështetura nga SHBA, përcjellë Demokracia.

Bordi vendosi që ai mund të transferohej në mënyrë të sigurtë, me aranzhime të sigurisë, për shkak të mungesës së një roli udhëheqës në organizatat ekstremiste dhe mungesës së një baze ideologjike të qartë për sjelljen e tij të mëparshme.

Avokatët kishin ndjekur lirimin e tij përmes një peticioni të ndalimit të paligjshëm dhe vitin e kaluar qeveria afgane ra dakord të mbështeste riatdhesimin e tij, por kjo ishte para se të binte në duart e talebanëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco