100 vite burg për ish pilotin/ Mashtroi për kontrollin e avionit ku vdiqën 346 persona

100 vite burg për ish pilotin/ Mashtroi për kontrollin e avionit ku vdiqën 346 persona

14:40, 15/10/2021

Një juri federale amerikane dënoi një ish krye-pilot pasi u shpall fajtor se ka mashtruar Administratën Federale të Aviacionit, gjatë procesit të certifikimit të Boeing 737 Max, i cili u përfshi në dy incidente fatale. Sipas akuzës Mark Forkner, ka dhënë informacione false dhe të paplota për një sistem të automatizimit të kontrollit të fluturimit, i cili ka pasur një rol në incidentet që shkaktuan vdekjen e 346 personave.

Ky sistem nuk u përmend në dokumentet kryesore të dorëzuar në administratën federale të aviacionit, as në manualet e pilotimit dhe as në materialet e trajnimit. Tashmë ai pret të dënohet deri në 100 vite burg. Ai gjithashtu akuzohet se ka krijuar një skemë për të mashtruar klientët e kompanisë ajrore për të përfituar dhjetëra miliona dollarë nga Boeing.

Forkner është personi i pare që është akuzuar për mashtrim të kolaudimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco