Kina nuk ndalet, zhvillon raketën e cila brenda pak sekondave mund të lë në terr shumë rajone

Kina nuk ndalet, zhvillon raketën e cila brenda pak sekondave mund të lë në terr shumë rajone

17:04, 26/09/2021

Shkencëtarët kinezë po zhvillojnë një raketë hipersonike të krijuar me qëllimin të gjenerojë një impuls të fuqishëm elektromagnetik, i cili mund të shkatërrojë linjat e komunikimit dhe të energjisë elektrike duke zhytur brenda pak sekondash rajone të tëra në errësirë.

Mediat britanike thonë se raketa, që ka një rreze veprimi prej 2.000 miljesh e mund të udhëtojë me një shpejtësi 6 herë më të madhe se ajo e zërit, shkakton një shpërthim kimik mbi qytetin që ka në shënjestër, brenda pak çastesh, ajo shuhet çdo gjë.

Sipas ekipit të studiuesve në Akademinë Kineze të Nisjes së Teknologjisë së Automjeteve në Pekin, do të qëndronte brenda atmosferës së tokës për të shmangur sistemet e paralajmërimit të hershëm të bazuar në hapësirë.

Ekipi përgjegjës i studiuesve të Akademisë Kineze të Teknologjisë në Pekin, thotë se ajo mund të ndikojë në atmosferën e Tokës duke goditur sistemet e paralajmërimit.

Kur ndodhet në zonën e synuar, raketa shkakton një shpërthim kimik që e shndërron energjinë e goditjes në impulse të shkurtra por jashtëzakonisht të fuqishme elektromagnetike.

Avantazhi i madh i kësaj arme të re sipas tyre, është se armiku nuk e kupton aspak nisjen e saj dhe nuk arrin ta gjurmojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco