E rëndë/ Babai vret tre fëmijët e mitur në Kroaci, shënimi që la në ‘Facebook’ 

E rëndë/ Babai vret tre fëmijët e mitur në Kroaci, shënimi që la në ‘Facebook’ 

13:59, 26/09/2021

Një 56-vjeçar dyshohet se vrau tre fëmijë të vegjël mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Kroacisë thanë autoritetet, ndërsa mediat lokale e identifikuan atë si babanë e fëmijëve.

Autoritetet në Zagreb thanë se i dyshuari një shtetas austriak ishte i dyshuar për "vrasje të rëndë në dëm të tre fëmijëve të mitur".

Policia tha më herët se oficerët gjetën trupat e fëmijëve dhe një burrë në gjendje të rëndë në një apartament në Zagreb rreth orës 2 të mëngjesit pasi ata ishin informuar për një përpjekje për vetëvrasje. Fëmijët ishin vrarë dhe burri u dërgua në një spital lokal. 

Fëmijët ishin binjakë 7-vjeçarë, një djalë dhe një vajzë dhe një djalë 4-vjeçar. Mediat kroate raportuan se burri kishte postuar një shënim në “Facebook” ku thuhej se nuk mund të vazhdonte për shkak të problemeve financiare dhe emocionale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco