Kanada/ Pse më ke vaksinuar gruan pa autorizimin tim? Burri godet infermieren me grusht

Kanada/ Pse më ke vaksinuar gruan pa autorizimin tim? Burri godet infermieren me grusht

10:14, 23/09/2021

Policia në Kanada po kërkon një burrë i cili është i dyshuar se ka goditur një infermiere në fytyrë, pasi i vaksinoi gruan, pa pëlqimin e tij. Burri u përball me infermieren të hënën në mëngjes në një farmaci në Sherbrooke, në juglindje të Montrealit, Quebec, ku ajo kryente procesin e vaksinimit.

“I dyshuari hyri direkt në farmaci dhe filloi t’i bërtiste infermieres”, tha zëdhënësi i policisë Martin Carrier për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Ai shtoi se burri ishte i shqetësuar se vaksina i ishte injektuar gruas së tij “pa autorizimin e tij” dhe vazhdoi të godiste infermieren në fytyrë.

Nuk ishte e qartë nëse i dyshuari kundërshtonte vaksinimin në përgjithësi, apo thjesht nuk donte që gruaja e tij të vaksinohej në atë farmaci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco