T'i izolosh këta në qeli? Dy murgj në Francë akuzohen se i vunë zjarrin antenës 5G

T'i izolosh këta në qeli? Dy murgj në Francë akuzohen se i vunë zjarrin antenës 5G

09:56, 23/09/2021

Dy murgj francezë nga një manastir fondamentalist katolik janë akuzuar se sulmuan antenat e telefonit 5G për të protestuar kundër vendosjes së tyre.

Zyra e prokurorit publik në Villefranche-sur-Saone, në rajonin e Rhone, tha se dy burrat, të moshës 39 dhe 40 vjeç, pranuan se i vunë zjarrin antenës së celularit natën midis 14 e 15 shtatorit në Saint-Forgeux, në veriperëndim të Lyonit , duke konfirmuar informacionin e botuar për herë të parë në gazetën Le Progres.

Dëmtimi i antenës ishte i pjesshëm.

Ata argumentuan se veprimi i tyre ishte "për të mbrojtur popullsinë nga efektet e dëmshme" të 5G, sipas prokurorit të Villefranche, Laëtitia Francart.

Dy murgjit u akuzuan për "shkatërrim dhe përpjekje për shkatërrim me mjete ndezëse" dhe "bashkëpunim kriminal" dhe u vunë nën mbikëqyrje gjyqësore.

Ata i përkasin një komuniteti kapuçin me bazë në manastirin e Saint-François, në Villié-Morgon, i cili i është bashkangjitur lëvizjes fondamentaliste të Vëllazërisë Priftërore të Shën Pius X, sipas faqes së saj të internetit.

Një zëdhënëse e manastirit tha se ishte "një akt i izoluar dhe një gabim foshnjor".

"Valët janë shumë të dëmshme për shëndetin dhe ata donin të vepronin për mirëqenien e njerëzimit," tha ajo.

Hulumtimet nuk kanë gjetur ndonjë efekt negativ shëndetësor të lidhur me ekspozimin ndaj teknologjisë 5G, me Organizatën Botërore të Shëndetit që thekson se "nëse ekspozimi i përgjithshëm mbetet nën udhëzimet ndërkombëtare, nuk parashikohen pasoja për shëndetin publik".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco