Rajoni polak anulon deklaratën anti-LGBT nga frika e humbjes së financimeve të BE

Rajoni polak anulon deklaratën anti-LGBT nga frika e humbjes së financimeve të BE

09:53, 23/09/2021

Një rajon në jug të Polonisë ka revokuar një rezolutë anti-LGBT pas kërcënimit për humbjen e fondeve të Bashkimit Evropian.

Asambleja rajonale e Sëietokrzyskie votoi në një sesion special të mërkurën për të revokuar rezolutën, e cila u miratua për herë të parë në vitin 2019 nga dhjetëra komuna polake.

Është hera e parë që një rajon në Poloni braktis deklaratën e të qenit një "zonë pa LGBT".

Qeveria e Polonisë u kishte kërkuar autoriteteve lokale në disa rajone që të revoojnë rezolutat e tyre kryesisht simbolike kundër LGBT.

Anëtarët e partisë në qeverisje Ligj dhe Drejtësi në Poloni kishin mbështetur rezolutat, të cilat komunitetet lokale thanë se kishin për qëllim të mbronin familjet e bazuara në bashkimin e një burri dhe një gruaje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco