Tym dhe flakë, shpërthen sërish vullkani 'Etna'

Tym dhe flakë, shpërthen sërish vullkani 'Etna'

22:34, 21/09/2021

Vullkani “Etna” është riaktivizuar në Itali duke hedhur në qiell sasi të mëdha tymi dhe pluhuri që kanë pushtuar zonën, ndërsa dridhjet e lehta sizmike shoqërojnë këtë aktivitet.

Tymi që del nga vullkani është ngjitur në një lartësi prej 9 kilometrash, ndërsa nuk raportohet për dëme te shkaktuara ndaj popullsisë lokale.

Ky është shpërthimi i dytë brenda pak javësh, ndërsa fshatrat përreth nuk kishin mundur të pastronin rrugët prej hirit që pushtoi gjithçka pas shpërthimit të parë. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco