Orban dhe Papa shmangin temën e emigracionit

Orban dhe Papa shmangin temën e emigracionit

18:02, 19/09/2021

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban ka thënë në një deklaratë se gjatë takimit që zhvilloi me Papa Françeskun, më herët gjatë kësaj jave, e ka inkurajuar atë që të vazhdojë të mbrojë vlerat tradicionale të familjes.

Megjithatë, gjatë këtij takimi Orban dhe Papa Francesku shmangën temën e emigrimit, pasi të dy figurat kanë qëndrime të kundërta për çështjen.

Orban i tha gazetarëve: “Ati i Shenjtë ma bëri të qartë se lufta që ne po bëjmë për të mbrojtur familjet është lufta më e rëndësishme për të ardhmen e Evropës”.

Një koment I tillë vjen pasi Vitin e kaluar, Hungaria ka ndryshuar Kushtetutën sa i përket përkufizimit të familjes, duke ndaluar adoptimin e fëmijëve nga çiftet e gjinisë së njëjtë.

Nga ana tjetër Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku pas kthimit nga Hungaria dhe Sllovakia tha përpara gazetarëve se “aborti është vrasje. Jeta e njeriut duhet të respektohet”.

Papa përmendi edhe martesat e gjinive të njëjta duke thënë se “martesa si një ritual është midis një burri dhe një gruaje”.

Gjithashtu Papa Francesku theksoi se peshkopët nuk duhet të mbajnë qëndrime politike.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco