E rëndë: Nëna vret tre vajzat e mitura, babai i gjen trupat e pajetë në shtëpi

E rëndë: Nëna vret tre vajzat e mitura, babai i gjen trupat e pajetë në shtëpi

22:30, 17/09/2021

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Zelandën e Re, ku një nënë dyshohet se ka vrarë tre vajzat e saj të mitura.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se se Lauren Dickason, 40 vjeç është akuzuar për vrasjen e tre vajzave të saj, dy binjaket në moshën 2-vjeçare dhe motrën e tyre në moshën 6-vjeçare.

 

Mësohet se nëna e viktimave Laruen sapo ishte transferuar në Zelandën e Re, pasi kohë më parë kishte jetuar me burrin në Afrikën e Jugut

Sipas policisë vendase, babai i viktimave Graham Dikason, kur u kthye në shtëpi rreth orës 10 të mbrëmjes dhe gjeti trupat e vajzave të tij të pajetë.

Policia u thirr nga fqinjët kur dëgjuan Graham të bërtiste dhe të qante, raporton Ora News.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco