‘Jam mirë’, lideri taliban mohon zërat për shkëmbim zjarri në Pallatin Presidencial

‘Jam mirë’, lideri taliban mohon zërat për shkëmbim zjarri në Pallatin Presidencial

17:22, 16/09/2021

Zëvendëskryeministri i talebanëve Abdul Ghani Baradar ka mohuar raportet se ai ishte vrarë në një luftë të dyshuar me një grup terrorist rival, ndërsa u shfaq në kamera për herë të parë pas disa ditësh i fshehur.

Grupi islamik ishte gjendur në luftime të ashpra me të ashtuquajturit ‘të moderuar’ që mendohet se ishin në luftë me grupet e ashpra terroriste, pasi të dy luftojnë për pushtet në vakumin e lënë nga tërheqja e Amerikës nga Afganistani, shkruajnë mediat angleze.

Baradar, një anëtar i gardës së vjetër talebane që drejtoi negociatat me amerikanët në Katar, mendohej se ishte përfshirë në një përplasje me Khalil Haqqani, një udhëheqës në Rrjetin terrorist Haqqani dhe një nga më të kërkuarit e FBI-së, në pallatin presidencial në Kabul.

U supozua se Barabar ishte vrarë në luftime, por ky i fundit është shfaqur në konferencë për mediat. Ai ka hedhur poshtë pretendimet.

“Mediat shprehen se ka keqkuptime të brendshme mes nesh. Kjo nuk është e vërtetë dhe unë jam mirë”, tha Barabar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco