Ndërron jetë papritur nëna e kryeministrit britanik

Ndërron jetë papritur nëna e kryeministrit britanik

18:55, 14/09/2021

Një ditë e zezë për kryeministrin britanik Boris Johnson kjo e sotmja, pasi humbi nënën e tij.

Charlotte Johnson Wahl, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Një njoftim i botuar në gazetën ‘Times’ tha se ajo vdiq “papritur dhe paqësisht” në Spitalin St Mary’s në perëndim të Londrës.

Boris Johnson dikur e përshkroi nënën e tij, si “autoriteti suprem” në familje. Figura të larta nga i gjithë spektri politik, përfshirë udhëheqësin e Laburistëve Sir Keir Starmer, i kanë dërguar ngushëllimet e tyre Johnson.

Sir Keir shkroi në “Twitter”: “Më vjen shumë keq që mësoj për humbjen e kryeministrit. Ngushëllimet e mia atij dhe familjes së tij. Në moshën 40 vjeç Charolotte u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit, por nuk ndaloi asnjëherë pasionin e saj për pikturën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco