Mbante tankun e Luftës së Dytë Botërore në shtëpi, gjobitet me 250 mijë euro pensionisti

Mbante tankun e Luftës së Dytë Botërore në shtëpi, gjobitet me 250 mijë euro pensionisti

10:41, 05/08/2021

 Një pensionist gjerman është gjobitur me 250 mijë euro pasi mbante në shtëpinë e tij një tank të Luftës së Dytë Botërore në mesin e një arsenali armësh të asaj kohe.

Ekonomisti i dalë në pension Klaus-Dieter Flick, 84-vjeç, mbante një tank të llojit gjerman Panzer dhe një granatë hedhës në bunker poshtër shtëpisë së tij në Heikendorf, pranë qytetit të Kiel.

Flick i tha gjykatësve se ai bleu tankun si skrap në Britani në vitin 1977 dhe madje kishte paguar edhe 30 mijë euro për t’i rregulluar motorin.

Por ai pranoi fajësinë pasi dilte kundër ligjit gjerman për Kontrollin e Armëve të Luftës dhe u dënua me 14 muaj burg si dhe një gjobë të majme prej 250 mijë eurosh.

Por në arsenalin e tij, nuk ishte vetëm tanku, por një sërë armësh që ai i koleksiononte. Flick-ut gjithashtu iu zbulua një koleksion i gjerë materialesh naziste, si uniformat e asaj kohe.

Nën ligjin gjerman, është e ndaluar të mbahen simbole të nazizmit, vetëm nëse janë për qëllime historike apo edukimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco