Përmbyset fugoni i mbushur me emigrantë, të paktën 10 të vdekur në Teksas

Përmbyset fugoni i mbushur me emigrantë, të paktën 10 të vdekur në Teksas

09:30, 05/08/2021

Të paktën 10 emigrantë kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur, pas përmbysjes së një fugon në Teksas, SHBA.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 04:00, në Encino, një qytezë e vogël me rreth 140 banorë.

Sherifi Urbino Martinez tha se automjeti kishte vend vetëm për 15 persona, por për shkak të peshës së madhe nga tejmbushja, bëri që shoferi të humbë kontrollin në kthesë dhe të dalë jashtë rruge.

Shoferi dhe 9 pasagjerë humbën jetën në vend, ndërsa 20 të tjerë u transportuan në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco