Kthehen luftimet, Armenia thotë se Azerbajxhani ia vrau tre ushtarë

Kthehen luftimet, Armenia thotë se Azerbajxhani ia vrau tre ushtarë

08:44, 28/07/2021

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha të mërkurën se tre ushtarë armenë janë vrarë gjatë të shtënave me forcat azere, raporton Reuters.

“Njësitë e Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit e shkelën armëpushimin në pjesën verilindore të kufirit Armeni – Azerbajxhan rreth orës 3 e 40 minuta të mëngjesit të 28 korrikut. Beteja të lokalizuara janë duke u zhvilluar. Udhëheqësia ushtarako-politike e Azerbajxhanit e mban tërë përgjegjësinë për eskalimin”, thuhet në një postim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndryshe, Armenia dhe Azerbajxhani zhvilluan luftime të ashpra nga shtatori deri në nëntor vitin e kaluar. Luftimet patën përfunduar me një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia.

Ushtria azere i kishte detyruar forcat etnike armene që të tërhiqen nga disa pjesë të rajonit Nagorno-Karabak, i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e territorit të Azerbajxhanit, por i banuar me shumicë armene.

Nënshkrimi i marrëveshjes së armëpushimit ishte festuar si fitore në Azerbajxhan, ndërsa ishte cilësuar si humbje në Armeni, duke shkaktuar krizë të gjatë politike e protesta masive në këtë shtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco