Belgjika në alarm, priten përmbytje të mëdha

Belgjika në alarm, priten përmbytje të mëdha

16:50, 25/07/2021

Belgjika është goditur sërish nga stuhi të forta, të cilat kanë shkaktuar dëme të shumta materiale dhe rrëshqitje dheu. Stuhitë në Belgjikë janë rikthyer pak ditë pasi shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytjet shkaktuan vdekjen e 36 personave.

Sipas mediave vendase, provincat Namur dhe Vallun Brabant janë më të prekurat. Makinat e zhytura në ujë kanë shkaktuar bllokimin e linjave hekurudhore në qytetin Dinant. Agjencia e lajmeve Belga, ka raportuar se trafiku hekurudhor është pezulluar në disa zona, që kur shirat u intensifikuan përgjatë këtij muaji.

Ndërkaq, zjarrfikësit janë angazhuar për t’iu ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga përmbytjet, të cilat kryebashkiaku i Dinant i ka cilësuar më të egra se ato të javës së kaluar. Ndërkohë, autoritetet meteorologjike në Belgjikë kanë paralajmëruar se moti i keq pritet të zgjasë për disa ditë.

Stuhitë e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm, krahas Belgjikës kanë shkaktuar dëme të rënda edhe në Gjermaninë Perëndimore, në Luksemburg dhe në Holandë. Numri total i të vdekurve në këto shtete ka shkuar në mbi 210, ndërsa dëmet ekonomike besohet të kenë arritur në disa miliarda euro.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco