Shembja e ndërtesës në Miami, përfundon kërkimi për trupa të vdekur

Shembja e ndërtesës në Miami, përfundon kërkimi për trupa të vdekur

19:10, 24/07/2021

Zjarrfikësit thonë se kërkimi i tyre për trupa në rrënojat e bllokut të shembur në Florida ka përfunduar më në fund, por një viktimë mbetet e pagjetur.

Të paktën 97 njerëz u vranë kur 12-katëshe Champlain Touers South u shemb në orët e para të 24 qershorit.

Por mbetjet e 54-vjeçares Estelle Hedaya ende nuk janë identifikuar. Familja e saj thotë se përfundimi zyrtar i kërkimit i ka lënë ata të ndjehen të pafuqishëm dhe të shqetësuar se ajo do të harrohet.

Askush nuk është gjendur i gjallë nga rrënojat që nga orët e para pas katastrofës dhe zyrtarët zyrtarisht kaluan nga një mision kërkim-shpëtimi në një përpjekje rikuperimi në 7 korrik.

Edhe pse kishte rrezik nga stuhitë tropikale dhe mbeturinat e paqëndrueshme, ekipet e shpëtimit punuan përmes më shumë se 13 000 tonë betoni të thyer.

Zona e Surfside është pastruar kryesisht, me rrënojat e zhvendosura në një depo shtetërore për inspektim të mëtejshëm.

Pasi përfundoi kërkimi, zyrtarët falënderuan zjarrfikësit që punuan me ndërrime 12-orëshe, ndërsa po përfundonin punën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco