Presidenti i Italisë feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush

Presidenti i Italisë feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush

11:07, 23/07/2021

Më 23 korrik, Presidenti i Italisë Sergio Mattarella mbush 80 vjeç. 

Një moment historik i rëndësishëm për një nga figurat kryesore të shtetit fqinj, i cili arrin në vitin e fundit të mandatit të tij dhe disa ditë para fillimit të semestrit të bardhë, më 3 gusht. 

Nuk ka dyshim që Sergio Mattarella është një nga figurat politike më të dashura nga italianët.

 Vitin e kaluar, ditëlindja e tij e 79-të u bë menjëherë një temë kryesore në mediat sociale, ku qindra mesazhe përshëndetëse mbërritën me hashtag #auguripresidente. 

Por Mattarella është gjithashtu presidenti që jetoi pandeminë, një nga figurat kryesore për rimëkëmbjen e vendit dhe njeriu që u gëzua në tribunat në Wembley për fitoren e Italisë në Euro 2020: një imazh që do të mbetet në histori . 

Bashkë me momentet më të rëndësishme të vitit të kaluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco