'Do shkriheni' së qeshuri/ Spanjë, situatë kaotike për shkak të miut në parlament

'Do shkriheni' së qeshuri/ Spanjë, situatë kaotike për shkak të miut në parlament

10:14, 22/07/2021

Një  vizitor i paftuar në parlamentin e qeverisë rajonale Andaluziane në Sevilje shkaktoi një shqetësim .

Një mi u shfaq papritur në parlament të mërkurën, duke befasuar ligjvënësit ndërsa u përgatitën të votonin për një çështje madhore, sipas Express.co.uk .

 Në veçanti, ky takim u mbajt për të vendosur nëse Susanna Diaz , ish-presidentja rajonale e Andaluzisë, do të emërohej në pozicionin e senatores.

Brejtësi hyri në dhomë si një zotëri dhe shumë prej deputetëve humbën ngjyrën e fytrës para tij.

 Midis tyre ishte dhe kryetarja e parlamentit rajonal, Marta Bosket , e cila e tronditur mbuloi gojën kur pa miun. 

Sigurisht, brejtësi, i frikësuar nga prania e kaq shumë njerëzve, vrapoi të fshihej nën stola, duke shkaktuar një valë të re shqetësimi. 

Disa deputetë u larguan, ndërsa të tjerët u kujdesën të ngrinin këmbët në vendet e tyre.

Sipas dëshmitarëve okularë miu ishte mjaft  i madh, gjë që ndoshta justifikon reagimet disi të forta të deputetëve andaluzianë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco