“Pentagoni ka pamje të qarta të UFO-ve që lëvizin në qiell”

“Pentagoni ka pamje të qarta të UFO-ve që lëvizin në qiell”

09:13, 22/07/2021

Pentagoni thuhet se posedon një video 23 minuta të gjatë dhe të qartë që UFO-ve që lëvizin në një trajektore të çuditshme. Ishte Luis Elizondo, personi i cili drejtoi Programin sekret të Identifikimit të Kërcënimeve në Hapësirë Ajrore (AATIP) që zbuloi ekzistencën e këtyre pamjeve, ndërkohë që presioni ndaj SHBA për të thënë të vërtetën për UFO-t po vjen gjithnjë e në rritje.

Elizondo, një ish-oficer i inteligjencës i cili dha dorëheqjen nga Pentagoni në 2017-n, tha se e kishte parë këtë video, të cilët e përshkruajti si të habitshme. Ai zbuloi informacione teksa dha intervistë në YouTube për kanalet Witness Citizen UAP dhe Fade to Black.

Elizondo, sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, konsiderohet si autoritet drejtues në subjektin UFO dhe e hetoi fenomenin me AATIP derisa kjo njësi u shkri në heshtje në vitin 2012.

Videoja në fjalë thuhet se tregon disa objekte jashtëtokësore që lëvizin në mënyrë të çuditshme, të pakuptueshme për njerëzit dhe të dhënat u regjistruan nga sistemi ushtarak amerikan.

 
 

Pamjet u regjistruan gjatë kohës që AATIP vijonte të operonte, mes 2008-s dhe 2012-s. Anijet ishin mjaftueshëm të mëdha sa për të mbajtur disa persona dhe forma e tyre nuk ishte ovale.

Megjithatë, ai refuzoi të zbulonte detaje të tjera, duke sjellë në vëmendje detyrimin për të ruajtur sekretin dhe paralajmërimin se mund të arrestohet nëse do të thoshte më shumë sa duhej.

Elizondo e përmendi klipin në fjalë teksa po fliste për Witness Citizen UAP, ku tha gjithashtu se, nëse njerëzit do të shihnin videot e UFO-ve do të ngeleshin pa fjalë.

Deklaratat e tij vijnë pas raportit të publikuar muajin e shkuar mbi UFO-t, që duket se konfirmon se ekzistojnë fenomene misterioze në qiellin mbi SHBA që kanë habitur ushtrinë.

Njëkohësisht, shumë ligjvënës amerikane po kërkojnë që të dinë më shumë mbi këtë çështje, që po konsiderohet si kërcënim për sigurinë kombëtare dhe po kalon nga teori konspirative në një debat serioz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco