Kryeministri homoseksual i Luksemburgut i vërsulet ligjit të ri hungarez: 'Stigmatizues'

Kryeministri homoseksual i Luksemburgut i vërsulet ligjit të ri hungarez: 'Stigmatizues'

11:13, 25/06/2021

Bruksel  - Kryeministri homoseksual i Luksemburgut Xavier Bettel i tha homologut të tij hungarez Viktor Orban të enjten se Budapesti po bëhej diskriminues dhe stigmatizues me ligjin e tij të ri që ndalon në shkolla, ​​materialet që konsiderohen se promovojnë homoseksualizmin.

Pavarësisht kritikave nga grupet e të drejtave dhe kundërshtitë politike në Hungari, kryeministri hungarez  Orban tha të enjten përpara bisedimeve me kolegët e tij të BE në Bruksel se projektligji i ri, i cili ndalon shpërndarjen në shkolla të materialeve që shihet si promovim i homoseksualitetit ose ndryshimit të gjinisë, ishte miratuar tashmë.

Kurse kryeministri I Luksemburgut, Bettel, i cili është një mbrojtës i të drejtave të homoseksualëve dhe ndonjëherë udhëton me burrin e tij në vizitat zyrtare të shtetit, tha se ai do të përballej me Orban për ligjin e diskutueshëm, gjatë takimit të tyre.

"Të akuzohesh kombëtarisht, të konsiderohesh si jonormal, të konsiderohesh si një rrezik për të rinjtë – do të thotë të mos kuptosh se që të jesh homoseksual, nuk është zgjedhje," tha Bettel.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco