Nju Jork, avokatit të Trump i pezullohet licenca

Nju Jork, avokatit të Trump i pezullohet licenca

17:48, 24/06/2021

Gjykata e Lartë e Nju Jorkut këtë të enjte njoftoi se po pezullon licencën e profesionit të avokatit për Rudy Giulianin.

Gjykata arriti në përfundimin se Giuliani bëri "deklarata të rreme dhe mashtruese në mënyrë demonstrative" në gjykata, ligjvënës dhe publik kur ai përfaqësonte ish Presidentin Trump dhe fushatën e tij në përpjekjen e tyre të dështuar për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve në vitin 2020.

Në një vendim prej 33 faqesh, gjykata tha se serioziteti i "sjelljes së pahijshme të Giulianit nuk mund të mbivlerësohet".

Si përfundim, u vendos që avokatit zyrtar personal për ish presidentin Trump duhet t'i pezullohej licenca, ndërsa një veprim i mundshëm disiplinor vazhdon të konsiderohet.

"Për arsyet që vijojnë, ne konkludojmë se ka prova të pakontestueshme që i padituri u komunikoi deklarata të rreme dhe mashtruese në mënyrë të qartë gjykatësve, ligjvënësve dhe publikut në përgjithësi në cilësinë e tij si avokat i ish Presidentit Donald J. Trump dhe fushatës së Trump në lidhje me përpjekjet e dështuara të Trump në rizgjedhje në vitin 2020”,u shpreh gjykata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco