Pamje të rënda, momenti i shembjes së ndërtesës në Florida ku vdiq një person

Pamje të rënda, momenti i shembjes së ndërtesës në Florida ku vdiq një person

17:33, 24/06/2021

Mediet amerikane e kanë publikuar një video të re, nga momenti i shembjes së një ndërtese në Surfside të Florida-s.

Në pamjet që janë publikuar nga CNN, shihet se si ndërtesa fillon që të shembet nga mesi.

Pjesa e përparme dhe e pasme e ndërtesës duket se qëndrojnë stabile, nëntë sekonda më vonë, pjesa e pasme e objektit fillon të shembet.

Deri më tani dihet se 1 person ka humbur jetën, derisa tetë persona të tjerë raportohen të lënduar.

Ekipet e shpëtimi po kontrollojnë rrënojat, duke kërkuar për ndonjë të mbijetuar të bllokuar, derisa janë parë duke nxjerrë një djalosh të gjallë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco