Zhvillime të reja po ndodhin pas zbulimit të vrasësit të Caroline Krauts

Zhvillime të reja po ndodhin pas zbulimit të vrasësit të Caroline Krauts

08:36, 22/06/2021

Zhvillime të reja po ndodhin pas zbulimit të vrasësit të Caroline Krauts. Ajo u vra nga bashkëshorti 32 vjeçar.

Daily Mail citon një fqinj të  moshuar i cili tha se familja po konsideron të ndryshojë gurin e varrit të Caroline sepse aktualisht përmban një foto të saj në ditën e martesës së bashku me mbishkrimin: ‘Nëna, gruaja dhe vajza jonë e dashur.’

I prekur, fqinji i 20 vjeçares vuri në dukje ironinë e mbishkrimit duke parë varrin e Caroline me pamje nga Deti Egje.

”Ai nuk e donte gruan e tij dhe ky gur varri duhet të ndryshohet’’ është shprehur fqinji.

Ndërkohë një nga dy avokatët e autorit 33-vjeçar , Alexandros Papaioannidis, ka folur rreth vijës mbrojtëse dhe psikologjisë së Babis Anagnostopulos pas rrëfimit të tij.

” Psikologjia e klientit tim është shumë e keqe për dëmin që ai shkaktoi. Ai është gjithashtu shumë i stresuar. Sidoqoftë, duhet t’ju them se asgjë nuk do të ndryshojë nga rrëfimi i tij”, tha avokati.

Avokati gjithashtu foli dhe për vijën mbrojtëse që ata do të ndjekin, ai deklaroi se ajo që ata do të bëjnë është të hedhin dritë mbi çdo aspekt të krimit që klienti i tyre ka rrëfyer.

Gjithashtu, z. Alexandros Papaioannidis përsëriti se vrasja e 20-vjeçares nuk ishte para-planifikuar, duke theksuar se nuk kishte asnjë motiv për këtë akt të neveritshëm, apo përfshirjen e një personi të tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco