Antonio Guterres rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara

Antonio Guterres rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara

22:36, 18/06/2021

Antonio Guterres është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për mandatin e dytë.

Këtë e ka bërë të ditur Presidenti i sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB Volkan Bozki.

Ai  njoftoi se Asambleja e Përgjithshme e KB të premten emëroi Antonio Guterres si Sekretar të Përgjithshëm  për një mandat të dytë duke filluar nga 1 Janari 2022 dhe duke përfunduar më 31 dhjetor 2026, ditë pasi Këshilli i Fuqishëm i Sigurimit i rekomandoi unanimisht emrin e tij organit 193 anëtarësh për rizgjedhje.

Ndërsa më 8 qershor , këshilli me 15 kombe mbajti një takim të mbyllur ku miratoi rezolutën që rekomandonte emrin e Guterres Asamblesë së Përgjithshme edhe për pesë vjet tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco