Mbi një milion vaksinime brenda ditës në Turqi

Mbi një milion vaksinime brenda ditës në Turqi

18:01, 18/06/2021

Të premten vaksinimet në Turqi kaluan 40 miliona veta dhe 40 përqind e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, bëri të ditur se 1.5 milion njerëz u vaksinuan të enjten, 12 herë më shumë se mesatarja deri në fillim të qershorit, që ishte 120 mijë në ditë.

Kurse që nga e hëna më shumë se gjashtë milionë njerëz janë vaksinuar, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë – pesë milionë prej tyre me dozën e parë.

Ritmi i shpejtuar ka ndihmuar në ngritjen e parashikimeve për rimëkëmbjen ekonomike të Turqisë pas një bllokimi të plotë në maj.

Sektori i turizmit në vend po përballet me një sezon të dytë vere të vështirë, për shkak të kufizimeve të udhëtimit ndërkombëtar, por mund të marrë një shtytje të vonë nëse ritmi i vaksinimit vazhdon dhe rastet e COVID-19  shënojnë rënie – që tani janë rreth shtatë mijë në ditë.

Turqia administron vaksinat Sinovac të Kinës, Pfizer dhe Biontech. Ministria turke e shëndetësisë kishte dhënë gjithashtu një autorizim përdorimi emergjent për Sputnik V. të Rusisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco