Kim Jong Un: Jemi gati edhe për konfrontim edhe për dialog me SHBA-n

Kim Jong Un: Jemi gati edhe për konfrontim edhe për dialog me SHBA-n

17:41, 18/06/2021

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka premtuar të përgatitet edhe për "dialogun dhe konfrontimin" me administratën e Presidentit të SHBA Joe Biden, njoftoi sot media shtetërore e Koresë së Veriut.

Në një takim të mbajtur nga partia në pushtet, Kim "dha një analizë të hollësishme të tendencave të politikës së administratës së sapo zgjedhur Amerikane", njoftoi agjencia KCNA.

Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut njoftoi më herët sot se zyrtarët e lartë të atij vendi, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara do të takohen të hënën në Korenë e Jugut për të diskutuar çështjen e Koresë së Veriut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco